BallinaOP ED“I love you!”! Këtu nis problemi, e dua Tropojën dhe Shqipërinë, e...

“I love you!”! Këtu nis problemi, e dua Tropojën dhe Shqipërinë, e dashuroj shqip, unë shqipëroj dashurinë!

spot_img
spot_img

Nga Azgan Berbati

Ashtu siç ndodh me kthjelltësinë e qiellit, detit-lot, që shpeshherë ndoten pafajsisht, qielli e deti vjellin, vjellin mbeturinat që padrejtësisht i ndotën.
Qielli vjell atë që ne nuk e shquajmë dot, dhe deti vjell mbi brigje neverinë e mbetjeve ngjitur diku me të padrejtë.
Kështu ndodh edhe në përditshmërinë tonë, ku mbi njerëz të pastërt tentohet ndotja.
Madje tentohet edhe pengimi i vjelljes kur ndjen neveri, pengohet liria e fjalës.
Më keq akoma, tentohet të ndryshohen mijëvjeçarët, historitë, traditat e zakonet, nga ata që s’kanë traditë, zakon e as besë.
*
Një ditë të bukur në Tropojë, dëgjova nga një jabanxhi teksa i thoshte një si’femre që kishte me vete; “Na fal për nivelin”.

Mendova pak çaste.

A thua po i thot tropojanët janë të panivel, apo ne të dy jemi fiktiv dhe krejt absajt në zemrën e bardhë dhe besën e madhe të tyre.

Kuptova që e kishte fjalën për pjesën e parë, dhe aty për aty i solla në mendje që; Në Tropojë miku, jabanxhia nderohet si rrallëkund, por miku dhe jabanxhija duhet të mos e shpërdorojnë atë që tropojani u ofron në Tropojë, dhe askund, duke ia shpjeguar po ashtu edhe më shqip, “problemin” shkak-pasojë.

Irritueshëm u largova që aty, dhe sot po më duhet të rikthehem, për hatër të fanatizmit që kam për vendin prej nga vij.

*

Nuk ka tropojanë të pashkolluar, madje edhe nëse kurrë nuk është ulur në auditore ku merren leksione për t’u arsimuar.

Prej ditës që lind, tropojani, fillon një shkollë, atë të jetës, çka dhe është më esencialja, jeta pra, dhe njohja e saj në dimensionet më të thella, më dinamike, ku ai vend imponueshëm të injekton dita ditës atë pra, “shkollën e jetës” ku të tjerat janë veçse përforcim i asaj.

Sot, aktualisht statistikat duke marrë parasysh dhe numrin e popullsisë, dhe jo vetëm sot, por ndër vite paraqesin që populli i Tropojës ka numrin më të lartë të të shkolluarve, pra njerëzve të arsimuar në Shqipëri.

Jo rastësi kjo, sigurisht, as tifozllik personal.

-Për t’a kuptuar më mirë pjesën e parë dhe për të mos mbetur reçesive as e dyta;

Duke qenë i lindur e i rritur në një familje normale tropojane, duke njohur tropojanë pafund, thuajse të gjithë intelektualët personalisht, duke dëgjuar e lexuar shumë, di të them diçka në shumëçka që duhet thënë duke iu referuar atij vendi me çka mbart në brendësi.

-Unë jam nga Bujani i Tropojës, menjëherë sa përmendet ky vend ata që e njohin historinë e Shqipërisë së madhe u vjen ndërmend “Konferenca e Bujanit” që po në Bujan u mbajt, pak më sipër ndodhet “Shpella e Ilirëve” dhe kështu çdo vend i Tropojës mbart themele të thella, fort të fuqishme të shkresës së historisë.

Simetria e një tropojani ka dy ndarje; lapsin dhe pushkën, përbërje kjo embrionalisht e përbashkët me pjesën dërrmuese, pra me pjesën më të madhe që fatmirsisht nuk janë tropojanë të moderuar, delikat.

Të jesh tropojan s’mund të jesh delikat, i cekët, i brishtë, i pabesë…tropojan o je o s’je, nuk ka të mesëm, paksa, një çikëz, aq më tepër tropojan të moderuar.

Në këtë pikpamje çfaqet një si tip amalgame, “luftë” me protagonistë të ligj, si punë femrash siç dhe rëndomë këto të fundit paraqiten mollë sherri në lindje luftërash, tradhëtish, përçarjesh, por prej femrës lind dhe burri, të gjitha, prandaj prevalon kompleksiteti.

Jeta dhe vetë qënia njerëzore është shumë komplekse, shpeshherë e pakuptimtë.

Në Shqipëri duam në gjuhë të huaj; “I love you!”

Pikërisht këtu fillon dhe mbaron gjithçka.

Fatkeqsisht!

*
Gjithçka erdhi papritur, si një konservim i hershëm që pret të dalë nga ruajtja frigoriferike, me maskë moderuese për të pastruar imazhin e tropojanëve.

Lind pyetja;

-Kur, si, qysh/tek u ndot imazhi ynë ?!

Unë mendoj që rrënja e problemit është padituria, madje ngritja e një diçkaje gjasme e bukur mbi atë bazë, për t’u shitur kështu si vlerë.

Dhe kështu ndodhi, kështu po ndodh.

Për fat të keq.

*

Çdo medalje ka dy anë, konkretisht medalja humbi dhe mbetën vetëm dy anët e saj, si mirazhe, si cilie, duke lënë në hije të vërtetat e mëdha, siç rëndom është bërë kronike në Shqipëri.

Pa dashur të devijoj tematikën;

Për traditat dhe zakonet e tropojanëve më mirë se këta të fundit nuk mund të flasë askush.

Është e nevojshme pak retrospektivë;

Përgjatë luftërave, në frontet e tyre, në prita, etj, nëse armiku kalonte para grykës së pushkës dhe ishte i shoqëruar me ndonjë femër nuk vritej, pra këtu bie në sy respekti i madh për femrën në Tropojë, qartësisht jo një diçka e importuar, por e lindur dhe e trashëguar aty.

Kurrsesi, nuk ka dhe nuk mund të ketë tropojan as që e mendon madje një shëmti aq gjigandeske, një fëlliqësirë aq të madhe saqë të “respektojë” mikun me femrat e shtëpisë, barrë kjo tejet e rëndë për t’ia bërë ngarkim një tropojani, të gjithë tropojanëve.

Miku në Malësi respektohet burrnisht, kush ka miq malësorë e din mirë.

Nuk dua të cilësoj dhe specifikoj, dhe nuk më takon t’a bëj vendosjen e kritereve që e bëjnë një njeri artist ose pseudoartist.

Por, di të them që nëse është e vërtetë ajo që përflitet kohëve të fundit për Malësinë e Gjakovës është një borxh i madh, i marrë hua, nga kofidencialiteti i tepruar që u është dhënë, ose më keq akoma afrimiteti me ata që thashë më sipër, me tropojanët e moderuar, ata të mesmit, inekzistentët duke shëmtuar kështu ekzistentët, të vërtetët, etj.

Tropoja dhe tropojanët nuk janë shquar kurrë si qesharakë, qartësisht në karakterin e tyre nuk është humori ai që prevalon, me tropojanët nuk qeshet, me tropojanët s’mund të tallesh, Tropoja është oaz vlerash, vlerë është dhe humori, por nuk e posedojmë si vlerën më jetike, primare. Gjërat e tjera para kësaj në listë na japin dhe emrin tropojanë.

Tropoja i ka të gjitha;

Bukuritë, besën, nderin, bujarinë, trimërinë, zgjuarsinë, por kurrë s’i ka dhe s’do t’i pranojë mbeturinat që duan t’i ngjiten me të padrejtë si detit e qiellit kristal të pastër.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular