Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin kur një stadium për hokejn në Shën Petersburg të Rusisë rrëzohet në mënyrë dramatike gjatë punës për çmontimin e tij.
Pamjet dramatike të kolapsit, në të cilat një punëtor shihet duke vrapuar dhe duke mos arritur të kapet, u postua nga faqja e internetit e lajmeve Fontanka.
Punëtorët e shpëtimit gjetën më vonë trupin e punëtorit 29-vjeçar Matvei Kucherov. Komiteti Rajonal i Hetimit nuk ka hapur procedurë penale për incidentin.
Ministria e Shërbimeve të Urgjencës ruse u citua të thoshte se 80% e mureve të stadiumit ishin shembur.
Kompleksi Sportiv dhe Koncert i Shën Petersburg i epokës sovjetike (SKK) ishte planifikuar për prishje. Arkitektët vendas protestuan për planet e prishjes, duke argumentuar se ndërtesa e vitit 1980 ishte një ikonë e arkitekturës neo-konstruktiviste sovjetike.