BallinaAktualitetMesila Doda: Rama e përdori çështjen çame kur i duheshin votat e...

Mesila Doda: Rama e përdori çështjen çame kur i duheshin votat e PDIU-së

Qeveria Rama në këtë mandat të dytë duket sikur e ka hequr terësisht nga axhenda çështjen çame dhe nuk është më pjesë e bisedimeve me Greqinë.

Sekretarja e Përgjithshme e PDIU, Mesila Doda, thotë se Rama e shfrytëzoi këtë çështje kur i nevojiteshin votat e PDIU-së.

Doda: E ka hequr dhe nga programi i qeverisë. E përdori kur i duheshin votat e PDIU. Dhe pasi goditi dhe PDIU, zhduku çështjen çame. Këtë nuk do ta harrojë mirë çdo shqiptar i Çamërisë që voton në Republikën e Shqipërisë. Gjithkujt që mund ti duket se Edi Rama ka bërë një hap përpara apo ka ndihmuar. Duhet ta dinë se armiku i vetëm i kësaj çështje ka qenë dhe është edhe sot Kryeministri. Tashmë është e qartë, çështja çame as nuk shtrohet në tavolinën  e bisedimeve kur flasion ministrat, ka bisedime të tipit edhe që emri Çamëri të hiqet nga librat e Historisë, barazohet me Vorio-Epirin. Do të jenë përpjekje të kota, Çamëria ka ekzistuar edhe kur nuk ka qenë Edi Rama dhe do të ekzistojë edhe kur të mos jetë më Edi Rama sepse kjo është historia e popullit tonë. Me historinë nuk luhet dhe historia nuk shitet dhe nuk blihet dot për orekse të një pushteti të caktuar.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular