Presidenti amerikan, Donald Trump mbajti fjalimin për Gjendjen e Vendit, duke vlerësuar atë që e quajti ‘rikthimi i madh amerikan’. Por fjalimi i tij përpara Kongresit u shënua nga dy incidente. Ai nuk ia dha dorën kryetares së Kongresit, demokrates Nancy Pelosi.
Kjo e fundit reagoi publikisht, duke grisur fjalimin e tij.
Pelosi është një nga kritiket më të ashpra të Trump. Ajo nisi procedurën e shkarkimit ndaj tij, e cila do të përfundojë me shpalljen të pafajshëm të presidentit. Para katër muajsh pati një tjetër incident mes tyre në Shtëpinë e Bardhë.
Këto momente tregojnë se sa e tensionuar është situata politike në SHBA. Vendi pritet të shkojë drejt zgjedhjeve presidenciale në nëntor. Republikanët do garojnë sërish me Donald Trump, kurse Demokratët sapo kanë nisur garën për përzgjedhjen e kandidatit.