BallinaAktualitetBashkia e Durrësit po i mashtron për bonusin, prindër e fëmijë enden...

Bashkia e Durrësit po i mashtron për bonusin, prindër e fëmijë enden rrugëve pa strehë

Pavarësisht kushteve të vështira të motit, dhjetra qytetarë kanë dalë sot në protestë përpara godinës së Bashkisë në Durrës, pasi ende nuk kanë marrë zgjidhje problemet që u janë shkaktuar nga tërmeti i 26 Nëntorit.

Kur kanë kaluar më shumë se dy muaj nga kjo fatkeqësi natyrore, ka ende familjarë që jetojnë nëpër çadra, të cilët ende nuk kanë gjetur  një banesë ose janë ankuar se nuk kanë marrë ende bonusin e qerasë gjithashtu dhe ndihmën e nevojshme nga shteti.

Një banore nga Sukthi tha për Fax News se apartamentet apo shtëpitë e tyre janë dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit por ende nuk është kryer një kontroll nga specialistë të fushës.

“Fëmijet e mi janë të detyruar të hynë brenda në ato kushte në banesen e shkaterruar, pasi nuk kanë ku të shkojnë. Nuk na ka ardhur askush që të na pyesë,kemi mbetur me gisht në gojë. Të vini të shikoni shtëpinë do vini duart në kokë, kaq di kaq flas ”, shprehet zonja.

“Kam ardhur dhe i kam bërë nga 5 herë dokumentat të gjitha, vijmë këtu thonë që ua kemi bërë dokumentat, në bankë na thonë jo. Unë kam bërë një aksident, si mund ta paguaj qeranë më 100 mijë lekë kemp.

Shyqyr prej zotit që më ka shpëtuar familja, po qeraxhiu një muaj të mban, pastaj të nxjerr jashtë. Emri më ka dalë që më parë, por bonusi nuk kalon, 2 ose 3 familje kanë mbetur pa i marrë, ndoshta ia kanë dalë me të njohur”, shprehet një tjetër qytetar.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular