Ish deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim Përparim Spahiu ka reaguar me një shenim në rrjetet sociale pas rritjes së borxhit qeveritar.
Ai konstaton në shenimin e tij se kjo rritje ka ardhur duke mos patur asnjë rritje pagash apo pensionesh dhe pa asnjë lloj inevestimi dirket në infrastrukturë.
Ja postimi i plotë:
375.6 milion euro, borxhe jashtë bilancit, raporton Ministria e Financave (KLSH për të njëjtën periudhë raporton dyfishin).
Tani, kur:
Nuk ka rritje pagash e pensionesh prej 7 vitesh,
nuk ka investime direkte në infrastrukturë,
nuk ka subvencione për bujqësinë,
kërkon borxh mbi 700 milion euro per ujësjellësa,
ndërtimim e shkollave dhe spitaleve e ke dhënë me PPP,
ke nivelin më të lartë të taksave dhe tatimeve në rajon,
patjetër që je më i KORRUPTUARI pasi nuk ka asnjë shpjegim tjetër se ku shkojnë paratë e taksapaguesve.