BallinaKryesoreVIDEO/ Thirrje e fortë për ndihmë e Aishes: 90% vdes nëse nuk...

VIDEO/ Thirrje e fortë për ndihmë e Aishes: 90% vdes nëse nuk operohem

spot_img
spot_img

“Shqiptarët për shqiptarët” kanë ritakuar Aishen, një ndër motrat e Gramshit. Ajo është e paralizuar por dhimbjet e veshkave ja bëjnë jetën dhe më të vështirë prej vitesh. Disa muaj më parë Aishja me një guxim të jashtëzakonshëm bëri një ndërhyrje aspak të lehte për gjendjen e saj.

Mjekët i thanë se ajo kishte 90% risk por Aishja e mori vendimin. Ndërhyrja që vajza kreu ishte për ti lehtësuar disi dhimbjet e mëdha. Por sot Aishja kërkon ndihmën e shqiptarëve ti nënshtrohet sërish operacionit në veshka. Asaj i funksionon vetëm njëra veshkë.

Aishja: jeta jonë ka ndryshuar, nuk e prisja reagimin nga shqiptarët me aq zemër, falë njerëzve gjeta forcë, i falënderoj, por problemi im më i madh është dhimbja në veshka. Njëra veshkë mua nuk më funksionon. Kam bërë vizita por është e pamundur të operohem këtu. Kam dalë me 7 gurë në veshkën që më funksionon. Përndryshe unë rrezikoj jetën, nuk ka rrugëzgjidhje tjetër.

Ky operacioni në Shqipëri nuk mund të behet. Mjekët më dhanë 90% vdekje dhe pak jetë mundësi nëse unë nuk e kryej këtë operacion. Edhe sikur atje të jetë fundi i jetës sime, unë dua të shërohem dua ta provoj sërish. Nuk dua më kështu se në çdo minutë edhe kur ha bukë kam gjithmonë dhimbje. Gjithmonë bëj qetësues, kush e ka provuar dhimbjen e veshkës e di çfarë dhimbje është. Prandaj ju lutem me gjithë zemër të dali dikush sepse kur ke dhimbje nuk është jetë, është të shtysh orët.

Unë u mundova shumë të buzëqesh por tani e kuptova që kaq duroj. Ju lutëm të dali dikush edhe të më marri përsipër sikur edhe atje të jetë fundi i jetës por unë nuk duroj dot më. Asnjeri nuk do të rrijë kështu por halli të bën. I them O Zot mirë që linda e sëmurë, por duhet të duroj edhe dhimbjet. Nuk kam më frikë se jeta më ka kaluar spitaleve. Nuk kam frikë nga asnjë gjë, ndonjëherë kur kam dhimbje them ta çaja vetë veshkën këto gurët. Shpresa ime është të kurohem vetëm jashtë shtetit!”

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular