BallinaKryesoreLojërat e fatit, rreth 50 persona përfundojnë në pranga, 100 të shoqëruar

Lojërat e fatit, rreth 50 persona përfundojnë në pranga, 100 të shoqëruar

Detaje të reja janë zbardhur nga aksioni i policisë, gjatë natës së kaluar, në disa qytete të vendit. Aksioni ka vijuar deri në orët e para të mëngjesit, në Tiranë, Elbasan, Berat dhe disa qytete të tjera të Shqipërisë.

Në fokus të këtij aksioni ‘blic’ kanë qenë lokalet dhe subjektet e tjera, që në kundërshtim me ligjin, kanë ushtruar aktivitetin e lojërave të fatit.

Nga aksioni në mbarë vendin janë shoqëruar mbi 100 persona dhe rreth të tjerë 50 janë arrestuar, pjesa më e madhe e të cilëve janë administratorë lokalesh. Ky aksion i madh i policisë u zhvillua pas një periudhe të gjatë hetimore nga Krimi Ekonomik dhe Prokuroria.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular