BallinaKryesoreGazment Bardhi: Në vend që të mashtrojë qytetarët, Etilda Gjonaj bën mirë...

Gazment Bardhi: Në vend që të mashtrojë qytetarët, Etilda Gjonaj bën mirë të gjejë një avokat

spot_img
spot_img

Etilda Gjonaj bën mirë të gjejë një avokat. Kështu shkruan ish-ministri i Drejtësisë, Gazment Bardhi në një status në Facebook duke shtuar se ministrja është e pambrojtur edhe sikur Rama vetë të drejtojë SPKU-un.

Sipas Bardhit, ajo ka marrë pjesë në një akt mafioz për asgjësimin e Gjykatës Kushtetuese dhe duhet të japë llogari para drejtësisë.

Gazment Bardhi: Në vend që të mashtrojë qytetarët, Etilda Gjonaj bën mirë të gjejë një avokat. Sikur Edi Rama vetë të drejtojë personalisht mbledhjet e SPAK-ut, ajo është e pambrojtshme. Ministrja e Drejtësisë ka shkelur Kushtetutën, ka shpërdoruar detyrën dhe ka marrë pjesë në një akt mafioz për asgjësimin e Gjykatës Kushtetuese. Provat e paraqitura nga Presidenti për grabitjen e një anëtari të Gjykatës Kushtetuese nga ana e qeverisë, edhe përmes veprimeve të paligjshme të Ministres së Drejtësisë, janë të qarta dhe të pakundërshtueshme. Etilda Gjonaj duhet të japë llogari para drejtësisë! Është një test i rëndësishëm për SPAK-un, i cili do të tregojë, nëse reforma në drejtësi ka dështuar me gjithçka apo jo.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular