BallinaSportZanneti i druhet gjermanëve të Eintracht Frankfurt

Zanneti i druhet gjermanëve të Eintracht Frankfurt

spot_img
spot_img

Në shortin e hedhur sot në Nyon të Zvicrës  për  fazën e 1/8-ave të Europa League, Interi do të përballet me Eintracht Frankfurt.

Ndeshja e parë midis tyre do të zhvillohet më 7 mars në Gjermani, dhe e kthimit me 14 mars në “San Siro”, tri ditë përpara derbit me Milanin në Serie A.

Zëvendës presidenti, Javier Zanneti, u shpreh në lidhje me shortin:

“Gjermanët nuk janë të lehtë për t’u mundur.  Interi gjithmonë duhet të mendojë se mund të shkojë gjithmonë në fund të çdo kometicioni. Ka mundësi për të bërë më të mirë. Ndeshja e kthimit në shtëpi 3 ditë përpara derbit është një avantazh i bukur.

Më vjen keq për situatën me Icardin. Edhe pse të gjithë janë të rëndësishëm,  askush nuk vjen përpara skuadrës. Problemet duhet të zgjidhen brenda dhomës së zhveshjes. Me vullnet  të mirë nga të gjithë, situata të tilla mund të na bëjnë  më të fortë dhe më të bashkuar si grup. A do të jetë Mauro  kapiten sërish? Vendimi i klubit është i studiuar, edhe pse nuk u mor me lehtësi. Unë ende nuk e kam takuar, por mendoj se duhet kohë për të kuptuar të gjithë. Pasi të sqarohet me grupin atëherë unë nuk do kem asnjë problem ta takoj,  në të mirë të Interit”, tha ai.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular