Në kuadër të 30 vjetorit, vitit jubilar i revolucionit demokratik, Partia Demokratike ka hartuar një axhendë për të përkujtuar lëvizje të rëndësishme, që kanë patur ndikim të drejtpërdrejt në fatet e kombit tonë.
Sot në datën 2 mars, me rastin e 576 vjetorit të Beslidhjes së Lezhës, Sekretari i Çështjeve Ligjore, Clirim Gjata, antar i kryesisë së PD-së, si dhe dy antarët e Këshillit Kombëtar të PD, Z Spiro Curra dhe z. Arben Muca, morën pjesë në takimin e organizuar nga kryesia e PD, dega Lezhë.
Sekretari i PD Gjata pati takime me krerë dhe antarë të PD të Lezhës, që kanë kontribute dhe vlera në këtë parti. Ky grup u prit nga Kryetari i PD Lezhë Zef Gjoka, ish-deputetja Lindita Metalia, antarë të Këshillit Kmbëtar Paulin Marku, Gjok Vuksani, Albina Deda. Krerët e PD-se takuan edhe qytetarë lezhianë.
Në memorialin e Besëlidhjes u vendosën buqeta me lule.