Ambasada amerikane fton profesionistë nga Shqipëria të aplikojnë për një bursë 42 ditore në SHBA.
Në një postim në faqen zyrtare të “Facebook”, ambasada shkruan se për të përfituar një bursë duhet të jesh i përfshirë në programe që lidhjen me pjesëmarrjen qytetare, organizata, aktivistë apo komunitete të margjinalizuara.
“🇦🇱️ │ Ftojmë profesionistë nga Shqipëria të aplikojnë në një bursë 42 ditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nëse jeni të përfshirë në mënyrë aktive në programe që lidhen me pjesëmarrjen qytetare dhe advokacinë (OJQ/Zhvillimin e Shoqërisë Civile), organizata për edukimin qytetar, grupe për mbrojtjen e qytetarëve, aktivistë dhe/ose organizatorë komunitetesh që punojnë me komunitete të margjinalizuara apo rurale, aplikoni sot për programin e Bursistëve Profesionalë”, shkruan ambasada e SHBA.