Është rikthyer sërish në reanimacionin e Spitalit të Durrësit e moshuara e infektuar me koronavirus, vetëm pak minuta pasi ishte nisur me ambulancë drejt Tiranës.
Gazetarja Klodjana Haxhiaj sjell për “BalkanWeb” fotot që tregojnë momentin kur 75-vjeçarja është nisur drejt Spitalit Infektiv, por që stafi mjekësor është detyruar të kthejë pas, për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore të së infektuarës.
Ky është një nga rastet më të rënda, që tregon për një skenar njësoj si në Itali, ku një paciente e vetme mund të ketë infektuar 30 mjekë dhe infermierë, por edhe pacientë të tjerë.
Edhe e moshuara ka shkuar në Spitalin e Durrësit prej disa ditësh dhe vetëm ditën e djeshme u konfirmua që ishte e prekur me koronavirus, duke u izoluar.