BallinaKryesoreOrjola Pampuri: E vërteta vret frikën, rrit vigjilencën për t'u mbrojtur dhe...

Orjola Pampuri: E vërteta vret frikën, rrit vigjilencën për t’u mbrojtur dhe ul shkallën e kontaminimit

Nga Orjola Pampuri

E verteta vret friken, rrit vigjilencen per tu mbrojtur, dhe ul shkallen e kontaminimit.

Te heshtesh, te shohesh sehir, e te deformosh te verteten, apo akoma me keq kur ajo thuhet qetesisht apo me ze te larte, ta keqkuptosh me apo pa dashje me politizim, eshte ne demin e te gjithe qytetareve.
Perballe kesaj situate cdo sygjerim, eshte i vyer, edhe nese nxjerr ne pah mangesi apo neglizhence nga ana e qeverise. Mjerisht e paspjegueshme per ata qe te gjithe ketyre te vertetave mbi mangesite per perballimin e situates, i japin nje qasje tjeter, ate te politizimit.

Te thuash te verteten mbi ate qe mungon, mbi ate qe duhej te ishte bere, e ate qe duhet bere eshte e domosdoshme per qytetaret. Ndaj nese gjendesh perballe ekspertesh te cilet e deformojne realitetin ne kurriz te qytetareve e te mos reagosh, nuk eshte e ndershme. Ndaj te mesohemi qe zeri duhet te ngrihet perballe atyre qe mashtrojne e sidomos ne nje situate te tille.
Rasti i Italise, nder vendet me sistem shendetesor te shkelqyer, e cila gaboi duke neglizhuar dhe kete e pranoi, duhet te na mesoje shume, dhe qe nuk reshti per asnje moment duke informuar qytetaret me te verteten, me qellim menaxhimin e frikes, panikut dhe mbi te gjitha situates. Disa nder masat qe duhet te jene reale dhe me kushtet e duhura;
1.Spital i vecuar per trajtimin e ketyre pacienteve
2.Kite ne spitalet rajonale per egzaminime te menjehershme dhe mjete per t’i transportuar drejt laboratoreve.
3.Autoambulanca me aparate respiratore te gatshme per te transportuar paciente nga e gjithe Shqiperia.
4.Masa mbrojtese urgjent per mjeket dhe infermieret dhe te gjithe stafit shendetesor.
Ky virus nuk eshte nje grip, ndaj nuk duhet te trajtohet si i tille. Nese te gjithe bashke vendosim te qendrojme 2 jave pa frekuentuar mjedise publike, kryesisht te qendrojme ne shtepi, ne do ia dalim.
Zbatimi i masave higjenike dhe ruajtjes se distances, dhe marrja e informacionit te duhur do te na ndihmonte te vijonim me qetesi.
I gjithe ky apatizem, qendron tek keqinformimi, i cili nxit me pas dhe stresin e kur perballemi me situata me te agravuara, sigurisht dhe panikun. Qe te mos perballemi me to duhet te perballemi me transparence nga politikeberesit dhe informacion te vertete nga specialistet. Ndaj e verteta per ndonje dhemb, nuk pranohet, ndonjehere kerkon te ngresh dhe zerin, por vlen shume ne keto momente per te gjithe ju qytetare. Ndaj vijoni me qytetari te kuptoni e te ndani te vertetat nga te genjeshtertat, qe nuk kane vend ne keto momente. Ndaj mirekuptoni ata qe ne keto momente kerkojne ndihme, stafin mjekesor qe kerkon me shume masa, asnjeri prej nesh nuk eshte imun. Ndaj eshte detyrim te ngreme zerin, dhe qytetari te kuptojme qe nuk eshte politike, por e vertete qe duhet thene, per mireqenien shendetesore te te gjitheve ne.
Bashke do ia dalim.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular