BallinaAktualitetKoronavirusi/Ministria e Shëndetësisë: Ja çfarë ka detyrimin të bëj çdo udhëtar që...

Koronavirusi/Ministria e Shëndetësisë: Ja çfarë ka detyrimin të bëj çdo udhëtar që hyn në Shqipëri

Zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, në konferencën ku deklaroi rritjen e sotme të numrit të të prekurve me koronavirus nga 10 në 12, njoftoi edhe disa masa të reja për të gjithë qytetarët.

Të gjithë udhëtarët plotësojnë skedën në hyrje, vetëdeklarimi është i detyrueshëm në kufi. Ata detyrohen të rrinë në vetëkarantinim derisa të kalojë një periudhë 14 ditore. Nëse kanë shenja pastaj do t’i drejtohen institucioneve shëndetësore”,- tha Rakacolli.

Sa i përket kapaciteteve shëndetësore për të përballuar një fluks të mundshëm të prekurish, Rakacolli sqaroi se për të përballuar COVID 19 janë dhënë 400 mln lekë shtesë. Ajo foli për një plan të qartë masash si dhe për pajisjen me sa më shumë respiratorë.

Ndonëse janë 12 të prekur në karantinë ne Infektivit në QSUT ndodhen aktualisht vetëm 3 persona, të tjerët janë vetëkarantinuar në shtëpitë e tyre.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular