Sulmuesi i Sampdorias Manolo Giabbiadini ka rezultuar pozitiv me koronavirus teksa bëhet futbollisti i dytë në Seria A dhe Itali i prekur pas Daniele Ruganit të Juventus.
Gabbiadini nuk është një futbollist i panjohur pasi ka luajtur për kombëtaren italiane dhe jo vetëm edhe për Atalantën, Napolin apo dhe Southampton në Angli kurse për pak kohë ka qenë në pronësi të Juventus në 2012- 2013.
Ai jeton në Xhenova aty ku militon edhe skuadra e Sampdorias dhe pas Ruganit edhe Gabbiadini preket nga koronavirusi teksa pritet që bashkëlojtarët e tij të Sampdorias të vetëkarantinohen.