BallinaKryesoreKoronavirusi, thirrja e mjekut: Duhet shtuar numri i tamponëve, ventilatorëve dhe filtrave

Koronavirusi, thirrja e mjekut: Duhet shtuar numri i tamponëve, ventilatorëve dhe filtrave

spot_img
spot_img

Petrit Vargu, mjek në QSUT deklaroi në një lidhje telefonike me emisionin “Kjo javë” në News 24 se ka ardhur momenti kur duhet shtuar numri i tamponëve për të kuptuar sa janë të infektuarit me COVID 19 në vendin tonë.

“Duhet të shtohet numri i tamponeve që të dimë sëmundshmërinë, të vijnë ventilatorët dhe filtrat. Dëgjova që BE të gjitha prodhimet do i mbajë për vendet e veta… Një kompani në Bolonja po punon për të prodhuar ventilatorë por nuk i eksportojnë ndaj duhet të merren masa që të pajisemi me ventilatorë në situatën ku jemi”.

“Marr shumë telefonata nga qytetarët, që janë në merak nga koronavirusi. Ish-shoqima ime më tha se ekzistojnë kurba, ndaj dhe mendoj se është tamam momenti për t’u bërë tamponi. Ne duhet të transmetojmë në popull situatën. Duhet shtuar numri i tamponëve. Nëse këto tampone janë në numër të vogël, ky është momenti për t’i përdorur, nëse larg qoftë numri i pacientëve do të bëhet shumë i madh, nuk kemi më nevojë të bëhen tampone”,- theksoi ai.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular