Ka shkuar në 4 numri i viktimave në Greqi si pasojë e COVID-19. Ai është një 53 vjeçar nga Kozani i cili ishte i shtruar në spitalin AHEPA.
Ndërkohë që numri i të infektuarve është rritur në 220, ndërsa priten të dalin analizat e rreth 50 personave të tjerë.
Një ditë më parë u raportua vdekja e dy personave të moshës 90 dhe 67 vjeç.
90-vjeçari ishte shtruar në Spitalin Bodosakeio dhe erdhi nga Kastoria, ndërsa dy të afërmit e tij gjithashtu janë shtruar në të njëjtin spital.
67-vjeçari banor i Kalamaki, Zakynthos, ishte shtruar dy ditët e fundit në Spitalin e Përgjithshëm të Zakynthos, por të premten pasdite shëndeti i tij u përkeqësua në mënyrë dramatike.
Viktima e parë nga koronavirusit në Greqi u shënua ditën e enjte (12 mars). Ai ishte një mësues në pension 66 vjeçar nga qyteti Ilia, i cili ishte i shtruar në spitalin e Patras.