BallinaAktualitetSpitalet private dhe hotelet në dispozion për koronavirusin, kush refuzon gjobë 5...

Spitalet private dhe hotelet në dispozion për koronavirusin, kush refuzon gjobë 5 mln lekë

Prej ditës së sotme të gjitha spitalet private  dhe strukturat hoteliere do të jenë në dispozicion për çdo emergjencë nga koronavirusi.

Vendimi është marrë  nga qeveria. Kryeministri Rama njoftoi se akti normativ hyri në fuqi dhe nga sot ka forcën e ligjit deri në përfundimin e luftës.

Rama: Në varësi të dinamikës së spitalizimit të të prekurve nga COVID-19, me urdhër të Ministrit përgjegjës për Shëndetësinë, vendosen në dispozicion edhe strukturat private spitalore, ambulatore, hoteliere, autoambulancat dhe personeli përkatës, shëndetësor e mbështetës.

Shefi i qeverisë paralajmëron se moszbatimi i këtij urdhri dënohet me gjobë në masën 5 000 000 (5 milionë) lekë. Në rast mosbindjeje pas vendosjes së gjobës, struktura përkatëse vendoset forcërisht në dispozicion të shërbimit publik shëndetësor dhe personeli përkatës është i detyruar të shërbejë nën drejtimin shtetëror të strukturës gjatë gjithë kohëzgjatjes së infeksionit.

Vendi ka hyrë në ditën e tretë të shtetrrethimit.  Aktualisht numri i personave të konfirmuar me koronavirus në Shqipëri është 38.

Në total janë testuar 505 raste të dyshuara. Tirana mbetet me numrin më të madh të personave të infketuar, ndërsa Ministria e Shëndetësisë thotë se 12 persona ndodhen të shtruar te Spitali Infektiv, ndërsa dy janë në terapi intensive.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular