BallinaKronikeVrau nipin në Krujë, policia i gjen autorit armën e krimit pistoletë...

Vrau nipin në Krujë, policia i gjen autorit armën e krimit pistoletë dhe një pushkë

Policia e Krujës  gjen dhe sekuestron armën e krimit, pistoletë TT, me të cilën 59 vjeçari Shkëlqim Halili vrau mbrëmjen e të shtunës nipin e tij R. Halili, 41 vjeç.

Gjatë kontrollit 59 vjeçarit ju gjet edhe një armë zjarri tjetër, pushkë.

“Shërbimet e Policisë kanë vijuar kontrollin gjatë natës dhe paradites së sotme, të gjithë territorit ku dyshohej se autori kishte fshehur armën e zjarrit.Si rezultat i kontrolleve nga një grup i specializuar i FNSH Tiranë, me pajisje speciale metalkërkuese dhe pas kontrolleve të shumta u bë e mundur gjatja në terren e armës së krimit, pistoletë TT dhe e një pushke gjysmë automatike, të cilat autori i kishte fshehur larg banesës” njoftoi policia.

Shkëlqim Halili u arrestua nga uniformat blu një orë pasi ekzekutoi nipin. Ngjarja e rëndë mendohet se ka ndodhur për motive të dobëta.

Mbi të rëndojnë akuzat e  “Vrasjes me dashje” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular