Ka vdekur mëngjesin e sotëm në Milano arkitekti i mirënjohur italian Vittorio Gregotti.
Ai ishte 92 vjec dhe ishte shtruar në spital për shkak se u prek nga koronavirusi
Lajmi u bë i ditur në Facebook nga Stefano Boeri.
‘Në këto orë të zymta, një maestro i arkitekturës ndërkombëtare po largohet; një eseist, kritik, mësues, editorialist, polemist, njeri i institucioneve, i cili gjithnjë dhe mbi të gjitha duke qenë arkitekt bëri historinë e kulturës sonë. Konceptimi i arkitekturës si një perspektivë: në të gjithë botën dhe tërë jetën. Çfarë trishtimi i madh’, ka shkruar Boeri.
Lindur në Novara më 10 gusht 1927, Vittorio Gregotti konsiderohet një arkitekt, planifikues urban dhe një nga teoricienët më të mëdhenj të arkitekturës italiane. U diplomua në Arkitekturë në Politeknikun e Milanos në 1952, ai filloi karrierën e tij duke bashkëpunuar me revistën historike Casabella, nga e cila u bë drejtor nga viti 1982 deri në vitin 1996. Por ajo që e bëri atë më të famshëm ishte krijimi në 1974 i studios së tij profesional ‘Gregotti Associati International’, i cili që prej asaj kohe ka krijuar vepra në rreth njëzet vende, shkruajnë mediet italiane.
Ndërsa rinovimi nga fabrikë në teatrin ‘Fonderia Leopolda’ ishte vepra e fundit e Gregoretti. Gruaja e tij, Marina Mazza, gjithashtu është shtruar në të njëjtin spital, klinikën San Giuseppe në Milano, e prekur edhe ajo nga koronavirusi.