BallinaAktualitetDokumenti sekret britanik: Koronavirusi do zgjasë deri në 2021, do infektohet 80%...

Dokumenti sekret britanik: Koronavirusi do zgjasë deri në 2021, do infektohet 80% e popullsisë

Autoritetet britanike parashikojnë zgjatjen e epidemisë së koronavirusit në Britaninë e Madhe deri në pranverën e vitit të ardhshëm, raportojnë mediat.

Sipas disa dokumenteve të siguruar nga The Guardian, që i përkasin një zyrtari të lartë të Shërbimit Kombëtar të Shëndetit, gjatë kësaj periudhe plot 7.9 milion britanikë mund të hospitalizohen.

Në dokument thuhet gjithashtu se virusi pritet të prekë rreth 80% të britanikëve. Këshilltari mjekësor i qeverisë, Prof Chris Whitty tha se shifrat e publikuara në media janë pjesë e skenarit më të keq që mund të ndodhë dhe se numrat e vërtetë mund të jenë shumë herë më të vegjël.

Por sipas The Guardian, dokumenti e bën të qartë që 4 në 5 britanikë do të infektohen me koronavirus.

Dokumenti thotë se: “Rreth 80% e popullsisë pritet të infektohen me Covid-19 në 12 muajt e ardhshëm, dhe deri në 15% (7.9 milion njerëz) mund të kërkojnë shtrimin në spital.”

Sipas ekspertit britanik, Paul Hunter, një Profesor mjekësie në Universitetin e East Anglia, Covid-19 pritet të reduktohet gjatë periudhës së verës dhe të rikthehet në nëntor, siç ndodh zakonisht me gripin e stinës, çka sugjeron se koronavirusi i shfaqur fillimisht në Ëuhan të Kinës, pritet të jetë mes nesh për më shumë kohë, se sa është menduar.

Nëse vdekshmëria e virusit do të jetë 1% dhe 80% e popullatës do të infektohet, atëherë mendohet se 530 mijë persona do të humbasin jetën në Mbretërinë e Bashkuar.

Duke qenë se virusi mund të rikthehet në muajt e dimrit dhe vaksina nuk pritet të krijohet deri pas 18 muajsh, qeveritë në mbarë globin, duhet të krijojnë plane afatgjata, për ta menaxhuar virusin.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular