BallinaKronikeFOTO/Ndahet nga jeta drejtuesi i lartë i policisë

FOTO/Ndahet nga jeta drejtuesi i lartë i policisë

Një prej oficerëve më të lartë të Policisë së Shtetit është ndarë sot nga jeta.

Shoqata e Punonjësve të Policisë në Lirim-2013 bën të ditur se sot ka ndërruar jetë Drejtuesi Xhavit Çiçi.

Reagimi i plotë:

Mes gjithë kësaj situate të jashtëzakonshme krijuar nga pandemia e Covid-19, morëm lajmin e hidhur për ndarjen nga kjo jetë të mikut dhe kolegut tonë Oficerit Xhavit Çiçi.

Oficeri Xhavit Çiçi mbante gradën Drejtues. I ka shërbyer komunitetit me përkushtim e profesionalizëm në disa pozicione si: Ish Zëvendës Drejtor i Policisë Vendore Tiranë, Shef Personeli në Drejtorinë Policisë Vendore Tiranë dhe disa funksione në Ministrinë e Brendshme.

Shoqata e Punonjësve të Policisë në Lirim-2013 shpreh ngushëllimet më të ndjera familjes, të afërmve, miqve e kolegëve Oficerë Policie!

Qoft i parajsës Oficer Xhavit Çiçi!

Image

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular