Jorida Tabaku: Nëse nuk dini si të ndihmoni biznesin, kopjoni!
Nuk ka nevojë për ndonjë nivel të sofistikuar matematike për të shtyrë datën e deklarimeve për detyrimet e bizneseve. E kanë bërë të gjitha vendet e perëndimit përfshirë edhe Italinë e goditur rëndë nga kjo pandemi. Punonjësit janë në shtëpi, bizneset e vogla dhe të mesme kanë mbyllur dyert dhe kërkojnë një paketë shpëtimi kundër pandemisë ekonomike! Të kërkosh trajnime në krohë krize është si të kërkosh qiqra në hell. Por të ofrosh shtyrjen e raportimit dhe pagesës së këstit për TVSH është të shpëtosh bizneset dhe familjet. Sot fatkeqesisht bizneset kane bere raportimet e rastit.
Më 11 Mars kryetari Partisë Demokratike theksoi: Muaji mars shënon muajin e detyrimeve më të rënda për bizneset dhe qeveria duhet të tregohet solidare për të mbajtur në këmbë ekonominë. Prandaj i bëj thirrje qeverisë që të ndihmojë biznesin dhe qytetarët duke shtyrë deklarimin e TVSH, pagesën e kontributeve, deklarimin e pasqyrave financiare, pagesën e kësteve mujore të tatim fitimit si dhe çdo lloj deklarimi tjetër të kërkuar me ligj gjatë kësja periudhe.
Mos zbato asnjë gjobë ose kamatë për vonesa në raport me detyrimet. Qendro për një herë të vetme në krah të atyre që punojnë.
Sot amullia më e madhe është se shteti jonë nuk ka asnjë shkrese apo vendim. Ka vetëm deklarata Facebook-u që nuk kanë asnjë vlerë ligjore. Të vetmet vendime ligjore janë gjobat
Qendroji në ballë punës, e mos i ik përgjegjësive.
Nuk dini ta beni? E thjeshtë, kopjojeni!