Presidenti Ilir Meta deklaroi mbrëmjen e sotme se do të mbledhë këshillin e Sigurisë Kombëtare.
Në këtë mbledhje do të jetë të ftuar kreu i qeverisë Edi Rama dhe kreu i opozitës, Lulzim Basha.
‘Unitet per te perballuar pandemine. Bashke me Ramen e Bashen ne mbledhjen e Keshillit te Sigurise’, deklaroi Meta në Open.
‘Unitet perballe pandemise ka qene qasja ime qe me fillimin e kesaj pandemie.
Besoj qe pas dy ditesh do therres mbledhjen e Keshillit te Sigurise ku do ti bej ftese edhe z.Basha qe te shprehe aty disa nga pikepamjet e tij dhe te njihet me masat qe jane marre nga qeveria.
Qasja duhet te jete gjithperfshirese. Nuk eshte koha per te nxjerre perfitime politike nga askush’ tha presidenti Ilir Meta.