Pak ditë pas lëvizjeve që janë bërë në trupën diplomatike shqiptare, janë publikuar emrat e 28 diplomatëve disa prej të cilëve janë liruar nga puna, disa janë tërhequr në Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme dhe disa të tjerë janë transferuar në një pozicion tjetër.
Mësohet se me urdhër të ministrit në detyrë Gent Cakaj, janë liruar nga detyra 10 diplomatë me funksione të ndryshme në ambasadat dhe konsullatat shqiptare nëpër botë.
Janë kthyer në Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme 15 diplomatë për të cilët Cakaj ka deklaruar se do të kryejnë funksione në këtë ministrin.
Ndërkohë u është ndërprerë veprimtaria diplomatike 3 diplomatëve të tjerë për shkak të daljes në pension.
Lista e plotë e emrave:
Lirim nga detyra:
Gerarta Balla
Selma Hoxhaj
Ilir Hysa
Edmond Caca
Pranvera Skana
Ilda Topalli
Fatjon Pula
Fatjon Demneri
Edvin Bajrami
Artur Propollogu
Kthim në Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme:
Adhurim Resuli
Naureda Minga
Marin Meksi
Novruz Çeta
Ahmet Lala
Avenilda Doko
Inida Met’hoxha
Brunilda Koço
Blerta Derhemi
Artur Bushati
Florian Nova
Viktor Pango
Marsela Pango
Enkeleda riza
Adrian Mara
Në pension:
Sadije Xheko
Sarandi Nako
Xhelal Fejza
Kujtojmë se pak ditë më parë Cakaj njoftoi lëvizjen e 28 anëtarëve të trupit diplomatik, duke thënë se i duhej dhënë fund emërimeve në bazë nepotizmash.