Nga Denisa Vata
#Fotopandemia ne Bashkine Mat
Ne fotot qe po shihni nuk jemi ne dasem. As ne studio fotografike.
As ne filmin “Lulkuqe mbi mur” ,ku Kujdestari ju thote jetimeve : E more pakon ti ,falendero bamiresin tani.
Jemi ne Faqen Zyrtare te Bashkise Mat. Keta nuk po lene te moshuar pa i ven thesin e mjellit para ose i ven ne krah “tubin e letres higjenike” dhe i nxjerrin ne foto.
Pse nuk nxirrni emrat e te semureve nga virusi po nxirrni ne foto njerezit hallexhinj qe jane te detyruar te rrine brenda per te miren e perbashket tonen.
Ne fund te fundit jane taksat (qe dhe i keni rritur tashme),qe qytetaret paguajne shtetit.Po beni thjeshte nje detyre qe ju takon edhe pse pa transparence.Por meqe eshte ndihme per njerezit ne nevoje po e mbyllim njerin sy.
Ama nuk keni pse depersonalizoni njerezit ne kete forme me foto se buka nuk permendet.Njerezit edhe pse te varfer kane dinjitet.
#Sadaka po
#Fotopandemi jo.