Ish-deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi është shoqëruar në polici së bashku me disa persona të tjerë, pas përplasjes së ndodhur në Cërrik.
Gjatë ditës së sotme banorët e Cërrikut pritën me protesta kryeministrin Rama, ku mes tyre ka qenë edhe ish-deputeti Boçi.
Mësohet se ish-depueteti është shoqëruar pas një konflikti me drejtorin e policisë së Elbasanit, Altin Qato.
Në videon e mëposhtme shihen edhe pamjet e shoqërimit me forcë të tij nga policia.