BallinaIntervistaNard Ndoka: Ja ku duhet të ngrihen 2 spitalet që trajtojnë COVID-19....

Nard Ndoka: Ja ku duhet të ngrihen 2 spitalet që trajtojnë COVID-19. Pesë veprimet që do të bëja unë si ministër!

spot_img
spot_img

Ish-Ministri i Shëndetsisë në kohën e qeverisë Berisha, Nard Ndoka rekomandon ngritjen e dy spitaleve të izoluar për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve, të cilët infektohen nga COVID-19.

Në një intervistë për gazetën “Panorama”, Ndoka tha se një prej spitaleve ndodhet në Zall Herr dhe një tjetër në Dajt, të dy në funksion të forcave të armatosura aktualisht.

Ngritja e dy spitaleve të izoluar, ku njëri mund të ngrihet në Zall Herr, që sot është funksional për Forcat e Armatosura, ndërsa tjetri në Dajt, tek ambientet e Komandës së Përgjithshme në rast lufte, i cili ndodhet nëntokë, por me mundësi zgjerimi pa fund edhe në sipërfaqe. Futjen e testit kudo, ne rrugë, institucione, polici, ushtri, tek vetë bluzat e bardha, në qeveri, parlament etj. Orientimi i menjëhershëm dhe detyrimi për mbrotjen e bluzave të bardha, paisjen me të gjitha pajisjet e domosdoshme shëndetësore. Funksionimin normal, te Kuvendit, Qeverise, Pushtetit Lokal, paraliza dhe frika e tyre e pa justifikueshme”, u shpreh Ndoka.

Më tej ish-deputeti i opozitës akuzoi qeverinë se për shkak se nuk mori hapa të menjëhershme për të testuar qytetarët dhe evidentuar të infektuarit ndërmori masa drastike për mbylljen e bizneseve dhe shkollave duke shkaktuar këshu më shumë problem tek këto sektorët.

Sakaq në intervistën si ish-ministër i Shëndetsisë, Ndoka tregoi edhe 5 hapat e para që do të ndërmerrte nëse do të ishte ende ministër.

Intervista e plotë:

Ndoka jemi në javën e 3 zyrtarisht të prekur nga COVID 19. Sipas shifrave zyrtare në Shqipëri janë 174 të prekur, mendoni se është numri real i te infektuarve?

Nard Ndoka: Unë mendoj se numri është shumë më i lartë, për faktin se një pjesë e mirë e popullates, sidomos te rinjtë e kalojnë pa e ndjer fare, tek një pjesë tjetër kalon si grip i zakonshëm kalimtar. Ky virus përhapet shpejt, godet ashpërsisht moshat e treta, kryesisht ato që mbartin edhe sëmundje të tjera. Ky alarm, realisht ka krijuar më tepër panik, se sa ka shërbyer për parandalimin e përhapjes së coronavirusit.

Ju keni qënë ministër i shëndetsisë, në informacionet tuaja, a ka kapacitete njerëzore Shqipëria për ta përballuar me këtë situatë?

Nard Ndoka: Sistemi Shëndetesor sot nuk i ka kapacitet e domosdoshme dhe kjo për shumë arsye. Së pari, janë larguar nga sistemi shumë mjek dhe infermierë dhe sot kemi numrin më të ulët në rajon, pacient-mjek-infermier. Së dyti, kemi sistemin më pak të financuar në ballkan, kjo krijon nje boshllëk të madh tek mbrotja e personelit mjeksor, aq sa ju afruan edhe maska të skaduara në kohë dhe cilësi. Së treti, Ministria e Shëndetësisë, nuk mori asnjë masë të prekshme për ti paraprirë rrezikut që kemi përpara.

Si i vlersoni masat e marra nga qeveria sa i përket mbrojtjes së atyre që janë në vijën e parë të luftës?

Nard Ndoka: Për fatin e keq, jo vetëm që nuk mori masa për ti mbrojtur, por për pak i “denoj me vdekje”, duke ju ofruar për mbrojtje maska të skaduara vite më parë. Fshehja e datës së skandencës, është një krim ndaj bluzave të bardha, por besoj se drejtësia do të merret nesër edhe me këtë fakt. Bluzat e bardha u gjendën në luftë pa armët e tyre, mbrojteseë, parandaluese, diagnostifikuese e shëruese. Qeveria nuk mori asnjë masë paraprake për popullatën, kontrollet në pikat kufitare nuk funksionuan, teste në masë jo, karantinë të organizuar e detyruar jo, spital të veçantë jo, paisje shëndëtesore të domosdoshme jo! Qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë nuk morën asnjë masë të qensishme në mbrotje të bluzave të bardha dhe qytetarëve, thjesht na këshilluan, si të lajmë duart me sapun dhe të mbyllemi në shtëpi. Kjo është krizë totale e qeverisë, paralizë e MSH, dhe ky mosveprim edhe pabesi ndaj mjekëve e qytetarëve në tërësi dhe atyre të prekur në veccanti.

Po sa i përket masave të përgjithshme për parandalimin e shpërndarjes së koronavirusit keni një koment?

Nard Ndoka: Masa e vetme pozitive, ishte ndalimi drastik i lëvizjes së qytetarëve dhe mbyllja e të gjitha bizneseve dhe shkollave. Ky vendim erdhi si pasojë, e kapjes në kushtet e flagrancës nga COVID 19, ne ju fshehëm atij nga frika, sepse shteti nuk krijoj barriera për ta penguar atë në kohë. Rruga e shkurtër dhe vendimi drrastik për izolim total, erdhi vetëm si pasojë e një shteti jo funksional, për të kaluar etapat normale. Përhapja e COVID 19, pengohet me masa efikase operative shëndetësore dhe ndërhyrje të menjëhershme; test me tampon të gjithë atyre që vinin nga zonat e kuqe, karantinë të detyrueshme të të gjithë atyre që dilnin pozitiv, kufizimin e fluturimeve në kohë reale, kufizime të tjera sipas protokolleve të OBSH.  Izolimi total në karantinë shtëpie i të gjithë moshave të treta, menjeherë, si masa me efikase! Trefishimi i menjëhershëm i personelit mjeksor. Dezifektim në të gjitha vatrat e mundëshme, shpallje të gjendjes së emergjences menjeherë, sapo zinxhiri filloi në botë. Kopjimi i modeleve efikase, si ai i Koresë se Jugut, Izraelit, apo Gjermanise, etj, etj.

Cilat janë sugjerimet tuaja për të përballuar situatën në të cilën ndodhemi?

Nard Ndoka: Ngritja e dy spitaleve të izoluar, ku njëri mund të ngrihet në Zall Herr, qe sot është funksional për Forcat e Armatosura, ndërsa tjetri në Dajt, tek ambientet e Komandës së Përgjithshme në rast lufte, i cili ndodhet nëntokë, por me mundësi zgjerimi pa fund edhe në sipërfaqe. Futjen e testit kudo, ne rrugë, institucione, polici, ushtri, tek vetë bluzat e bardha, në qeveri, parlament etj. Orientimi i menjëhershëm dhe detyrimi për mbrotjen e bluzave të bardha, paisjen me të gjitha pajisjet e domosdoshme shëndetësore. Funksionimin normal, te Kuvendit, Qeverise, Pushtetit Lokal, paraliza dhe frika e tyre e pa justifikueshme. Kujdes të shtuar për familjet në nevojë, për shtresat vunerabël, funksionimi dhe financimi i institucioneve te kujdesit, futja në masë e psikologëve tek individët e familjet e traumatizuara. Shpresë dhe siguri të vazhdueshme tek qytetarët, nga institucionet, boll më nga një njeri i vetëm, i urryer tashmë nga të gjithë. Levizja e lire e qytetarve domosdoshmëri, me masa mbrojtëse e parandaluese duke respektuar protokollet, hapja e shërbimeve, lëvizja e mekanizmit prodhues në vend menjëherë. Qeveria aktuale është mpirë nga idetë, paralizuar në veprime, e vetmja keshillë praktike për to në këto momente është: “ Kopjoni vendet e tjera që treguan efikasitet me vendimarrjet dhe masat e tyre”! Shpresoj të dinë, të zgjedhin kopjen dhe modelin më të mirë!

Nëse do të kishit qenë ministër i shëndetsisë që nga janari i ketij viti çfarë do të kishit bërë ndryshe në kuadër të parapërgatitjes për t’i bërë ballë COVID 19?

Nard Ndoka: Së pari, do të shpallja brenda sistemit gjendjen e emergjencës kombëtare për parandalimin e përhapjes së semundjeve infektive. (Ka një ligj për këtë fenomen 15/2016). Krijimin e strukturave përgjegjëse për parandalimin dhe më pas për perballimin e një situate emergjente siç është kjo e krijuar nga Coronavirusi. Së dyti, marrjen e të gjitha masave për mjete mbrojtëse për personelin mjeksorë. Blerjet e menjëhershme të të gjitha pajisjeve shëndetësore të domosdoshme për këtë situatë dhe marrjen e masave për hapjen e carantinës dhe një spitali të përshtatur për semundjet infektive, larg qendrave të banuara. Se treti, thirrje dhe masa konkrete për mjekët profesionistë që janë jashtë, aktivizimi i mjekëve në pension, pesëfishirjen e ekipeve mjeksore të specializuar për të gjithë gamën e semundjeve infektive. Së katërti, protokolle transparente bashkepunimi me Ministrinë e Brendëshme, Transporteve dhe te Jashtme; për kontrollet në kufi, në aeroporte, në rrugë dhe përkujdesje për qytetaret jashtë vendit. Së pesti, bashkepunim të ngushtë me OBSH, shkëmbim masash dhe protokollesh me vendet kufitare, ndihmë direkte nga Gjermania e SHBA-te, për mbështetje financiare, për mjete shëndetësore, grupe të specializur të mjekëve dhe prezencën e tyre. Panorama

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular