Ish-deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi që u shoqërua nga policia në fshatin Linas të Cërrikut për disa minuta, flet për News 24.
Ai thotë se ndodhej aty bashkë me protestues të tjerë, por se kishin qëllim të protestonin dhe jo bllokonin kalimin e eskortës së Ramës, kur policia nën drejtimin e Albert Nushit ka ndërhyrë brutalisht për t’i shpërndarë.
Albert Nushi siç sqaroi edhe ish-deputeti, është personi i akuzuar nga PD se ka paguar Fredi Alizotin të bënte rolin e Agron Xhafës për rastin Babale. Boçi tha se nga policia e Fierit Nushi është zhvendosur në policinë e Elbasanit dhe se e ka kërcënuar me jetë
“Protestuest ishin vendosur në urë po prisnin ardhjen e eskortës së Ramës. Por nuk e kuptuam pse policia shfaqi atë sjellje brutale 1 orë para se të kalonte Rama. Policinë e drejtonte Albert Nushhi personi që paguan Fredi Alizotin në videopërgjimin e Babales, një kamikaz politik, që s’mund të përfaqësojë aspak policinë. Kishte kërcënime për jetën, për mua dhe qytetarë të tjerë. Ishte një provokim i trashë. Kjo solli irritimin e protestuesve që janë përplasur me ta. Protesta vazhdoi…eskorta e Ramës ka ardhur pas një ore. Është goditur edhe ish kryetari i komunës dhe qytetarë të tjerë. U provokuam pa asnjë shkak, ne po prisnim kalimin e Ramës, e prisnim me parulla, një protestë tejet normale kundër juntës”,- tha Boçi për News 24.