Mjeku Petrit Vargu gjatë një interviste për Fax Neës në emisionin “Pasdite me Xhaxhiun”, duke folur në lidhje me situatën e krijuar nga koronavirusi në vend, deklaroi se numri i të infektuarve në vend është më i madh se ato që deklarohen zyrtarisht nga ministria.
Vargu tha se duhet të bëhen teste masive, pasi sipas tij nuk ka një strategji të mirë ndërmjet izolimit dhe testimit dhe nëse do të ishte bërë do të ishte më mirë. Vargu tha se karantina do të vijojë deri në fund të prillit dhe piku i epidemisë sipas tij do të jetë në fillim të majit.
Përse nuk i bëjmë testet?
Këtë nuk e di njeri, jemi të painformuar. Pse nuk bëhet teste duhet të pyeten ato që nuk i bëjnë testet. Këto gabuan në fillim, një test kushton midis 3 deri në 8 euro.
Testi na jep të mira materiale, pasi kriza ekonomike do të jetë me afat më të shkurtër. Mund të bëjnë 2 mln euro po më mirë të shpenzohen. Lekët për testime nuk janë lekë të shpenzuara, janë lekë të fituara.