Në Francë, në 24 orët e fundit janë shënuar 1120 viktima, shifër kjo rekord, edhe më e lartë në orët e fundit se Italia e se Spanja.
Shteti francez në total ka 6507 viktima të regjistruara nga virusi vdekjeprurës.
Franca ka të prekur nga koronavirusi deri në këto momente 64 338 persona, ndërsa janë identifikuar si të infektuar me virusin vdekjeprurës, në 24 orët e fundit 5233 vetë.