BallinaAktualitetStudimi: Macet mund të infektohen me koronavirus dhe ta transmetojnë

Studimi: Macet mund të infektohen me koronavirus dhe ta transmetojnë

Macet kanë aftësinë që të infektohen me koronavirus dhe ta transmetojnë atë. Kjo është konfirmuar nga një studim disa ditë pasi një grua në Belgjikë ia kaloi sëmundjen maces së saj. Studimi, i bërë nga Instituti i Kërkimeve Veterinare Harbin në Kinë, arriti në përfundimin se macet janë shumë të prekshme nga virusi.

Laboratori zbuloi se kafshët mund ta transmetojnë sëmundjen te macet e tjera përmes spërklave që lëshohen gjatë frymëmarrjes pasi u bënë eksperimente në një numër të vogël të tyre.

Sa i përket rastit në Belgjikë, veterinërët zbuluan se macja e zonjës e kishte marrë sëmundjen, një javë pas shfaqjes së simptomave.

Në atë kohë, virologu nga Belgjika Steven van Gucht tha që ishte një ‘incident i izoluar’, duke treguar se sa shpejt shkencëtarët po zhvillojnë njohuritë e tyre për llojin e ri të koronavirusit që u zbulua në Ëuhan të Kinës në dhjetor.

Gjithsesi, ky studim pritet të rishikohet nga teste të tjera, proces gjatë të cilit vendoset edhe kredibiliteti i tij, edhe pse eskprertët thotë se zbulimet e tanishme janë legjitime dhe të besueshme. /abcnews.al/

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular