Babë e bir mbetën të plagosur në një konflikt me dy vëllezër në Peshkopi. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Treg”.
Dy vëllezërit L.D dhe Xh.D mësohet se kanë goditur me mjete të forta babë e bir që ishin dhe komshinj të tyre, duke i lënë të plagosur.
“Dy vëllezërit në bashkëpunim me njëri-tjetrin për motive të dobëta, janë konfliktuar dhe kanë plagosur me mjete të forta, jashtë rrezikut për jetën (komshiun e tyre), shtetasin K.N dhe djalin e tij”njoftoi policia.
Vëllezërit janë arrestuar nga policia me akuzën e “plagosjes së lehtë me dashje e kryer në bashkëpunim”.
Mbeten të paqarta arsyet e konfliktit mes palëve që çuan në plagosje.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprime të mëtejshme.