Dhoma Amerikane e Tregtisë i ka bërë thirrje qeverisë shqiptare të bëjë disa hapa konkret për të ndihmuar biznesin e madh në këtë kohë pandemie e cila po reflekton negativisht në ekonomi.
Përmes kryetarit të saj Enio Jaço, Dhoma Amerikane e Tregtisë ka rekomanduar 4 propozime për qeverinë, për të ndihmuar biznesin. Ne rekomandimet e saj Dhoma Amerikane e Tregtise ka tërhequr vëmendjen se në këtë kohë ku biznesi i madh, dhe i vogel, nuk po punojnë, nuk duhet të marrin kredi për të përmbushur këto detyrime.
Më tej në popozimet e Dhomës Tregtare Amerikane për qeverinë thuhet se sigurimet Shoqërore dhe Tatimi mbi të Ardhurat Personale, të pezullohen të paktën për një periudhë dy mujore.
Kërksesa e Plotë:
8 prill 2020
Nr. _15_Prot.
Drejtuar: Z. Edi Rama Kryeministër i Republikës së Shqipërisë
Znj. Anila Denaj Ministre e Financave dhe Ekonomisë
- Eduard Shalsi Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
- Arben Ahmetaj Ministër Shteti për Rindertim
I nderuar zoti Kryeministër Rama, Ministrja Denaj, Ministër Shalsi dhe Ministër Ahmetaj, Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri vlerëson veprimet e Qeverisë, për të mbrojtur popullin shqiptar nga përhapja e COVID-19. Shpallja e Emergjencës Kombëtare, së bashku me masat mbi distancimin social, kanë ndihmuar në mbajtjen nën kontroll të virusit.
Në të njëjtën kohë, Dhoma po ndjek me shqetësim efektet e pafavorshme që këto masa po shfaqin në komunitetin e biznesit në Shqipëri. Një numër i madh biznesesh në të gjithë sektorët, iu është dashur të zvogëlojnë ose pezullojnë plotësisht aktivitetin e tyre në përputhje me urdhërat e reja të Qeverisë.
Ata po përjetojnë një rënie të konsiderueshme të xhiros se te ardhurave. Kjo rënie e të ardhurave po pengon shumë biznese të përmbushin detyrimet e tyre financiare, përfshirë më të rëndësishmen, pagimin e punonjësve të tyre.
Disa nga këto biznese janë nga punëdhënësit më të mëdhenj në Shqipëri, duke punesuar qindra mijëra njerëz – me një impakt jetik për shoqërinë dhe ekonominë tonë. Dhoma i ben thirrje Qeverisë të ndërmarrë disa hapa të vështirë, por kritikë për të mbështetur të gjithë punëdhënësit në Shqipëri gjatë kësaj periudhe.
Mbështetja e punëdhënësve në këtë periudhë, ku disa prej tyre po planifikojnë riorganizime të fuqisë punëtore, është thelbësore për mbështetjen e punonjësve dhe jetike për këta individë, familjet e tyre dhe ekonominë tonë. Në mënyrë të veçantë, Dhoma i bën thirrje Qeverisë të miratojë kater propozimet e mëposhtëme:
Sigurohuni që të gjitha bizneset, pavarësisht nga madhësia të kenë mundesi aksesi ne Fondet e Emergjences COVID -19 në mënyrë që të vazhdojne aktivitetin gjate kesaj periudhe.
Eshtë e pamundur të theksojmë sa duhet rëndësinë e jashtëzakonshme të likuiditetit për bizneset në këtë kohë kritike, dhe spiralet e rrezikshme ekonomike që vijnë nga mungesa e tij.
Pas njoftimit mbi masat në përdorimin të fondit të garancisë, është e rëndësishme që të jepen menjëherë në vijim detaje specifike mbi funksionalitetin e këtij fondi.
Kreditë që do të garantohen nga ky fond duhet të akordohen me norma minimale ose Zero, duke marrë parasysh që fondi i garancisë ndihmon institucionet financiare që të ulin ndjeshëm rrezikun e tyre.
Për më tepër, kompanitë, borxhi i të cilave përfshin shuma që i detyrohen Qeverisë, nuk duhet të marrin kredi për të përmbushur këto detyrime.
Qeveria duhet të pezullojë këto borxhe deri sa këto kompani të rifillojnë aktivitetin normal të biznesit.
Për kompanitë që kanë TVSH të pakredituar, rimbursimi duhet të jetë i shpejtë dhe të shmangë procedurat e gjata dhe të ndërlikuara.
Siguroni përfitime të Pagesës së Papunësisë për të gjithë punonjësit e kualifikuar, pavarësisht nga madhësia e kompanisë që po i pushon ata.
Paga e papunësisë ka për qëllim të ndihmojë individët, jo kompanitë. Si e tillë, përfitimet individuale nuk duhet të lidhen me madhësinë e punëdhënësit.
Bazuar në ligjin numër 45/2019 për emergjencat civile, ne rekomandojmë që të gjithë punonjësit që vazhdojnë të kenë një raport me punëdhënësin e tyre, por aktualisht janë në shtëpi për shkak të mosfunksionimit të biznesit ose janë prekur rëndë prej tij, duhet të përfitojnë nga pagesa e papunësisë, pavarësisht nga madhësia e biznesit të punëdhënësit të tyre.
Shtyni parapagimin e taksave për vitin 2020. Taksat parapaguhen duke marrë parasysh të ardhurat e deklaruara gjatë së njëjtës periudhë një vit më parë.
Por ky nuk eshte nje vit i zakonshem. Qeveria e ka pranuar dhe zbatuar kete qartësisht, duke shpallur një gjendje të jashtëzakonshme kombëtare dhe duke imponuar masa shumë të rrepta për popullin dhe bizneset shqiptare.
Ne ju rekomandojmë të pezulloni të gjitha kërkesat e parapagimit të taksave dhe të miratoni një legjislacion që do t’i lejojë kompanitë të bëjnë pagesa të vonuara me këste.
Për më tepër, ne rekomandojmë që taksat lokale, sigurimet Shoqërore dhe Tatimi mbi të Ardhurat Personale, të pezullohen të paktën për një periudhë dy mujore.
Ne nxisim Qeverinë që të konsultohet me palët e interesit përpara se të marrë vendime me pasoja te rëndësishme per bizneset.
Çdo masë e marrë dhe e aprovuar në ligj, duhet të reflektojë nevojat e komunitetit të biznesit.
Dhomat e Tregtisë në Shqipëri kane një pasuri informacioni dhe ruajne pulsin mbi komunitetin e biznesit.
Ne jemi të lumtur të asistojmë Qeverinë me informacione dhe ekspertizë, në mënyrë që të lehtësojë në këto kohë pasojat mbi komunitetin e biznesit, dhe për rrjedhojë, edhe mbi gjithë shoqërinë tonë.
Organizatat përfaqësuese të biznesit janë të domosdoshme gjatë kësaj krize dhe duhet të jenë pjesë e tryezes së diskutimit.
Inputi i tyre do të rrisë ndjeshëm cilësinë dhe qëndrueshmërinë e ligjeve që ju hartoni dhe njëkohësisht efikasitetin e masave në planin afatgjatë. Propozimet e mësiperme janë rezultat i një procesi të detajuar dhe gjithëpërfshirës.
Ato reflektojnë reagimet e një pyetësori të zgjeruar me anëtarët tanë që përfaqësojnë një ekuivalent prej 21 përqind të ekonomisë shqiptare, një përmbledhje të një analize cilësore nga tre komitetet tona:
Taksave, Ligjore dhe e Investimeve, si dhe praktikat më të mira lidhur me COVID-19 nga netëork-u i 109 Dhomave Amerikane nëper botë.
Dhoma Amerikane ju nxit të merni në konsideratë këto katër propozime.
Ne jemi të bindur se këto hapa do të bëjnë të mundur lehtësimin e duhur, rritjen e likuiditetit dhe aksesit në kapital, që do të ndihmonte biznesin të vazhdonte aktivitetin gjatë kësaj kohe.
Gjithashtu, ne po ju ofrojme informacion më të detajuar në suport të propozimeve tek aneksi i kësaj letre.
Duke ju falenderuar për rolin drejtues gjatë kësaj periudhe, Dhoma Amerikane ofron gatishmërinë tju asistoje, për të ndihmuar kombin tonë ndërsa përballemi së bashku me këtë sfidë të jashtëzakonshme.
Me respekt, Enio Jaço
Aneksi i Rekomandimeve Shtesë Dhoma ka formuar një task force COVID-19 duke aktivizuar Komitetet e Taksave, Ligjeve dhe Investimeve, për të identifikuar sfidat në terren dhe për të paraqitur zgjidhje për Qeverinë.
Këto grupe pune janë përqëndruar në mbledhjen e informacionit nga komuniteti i biznesit, për të ndihmuar politikëbërësit të ndërmarrin një planifikim të përgjegjshëm, të bazuar në fakte mbi situatën aktuale.
Dhoma gjithashtu bëri një studim gjithëpërfshirës të anëtarëve të saj, për të mbledhur reagime në lidhje me masat ekzistuese të Qeverisë dhe rekomandimet e masave shtesë që atyre i nevojiteshin nga Qeveria.
Këto struktura do të vazhdojnë të jenë aktive dhe të japin rekomandime mbi situatën në vazhdimësi. Më poshtë, ju lutem gjeni rekomandimet dhe sqarimet shtesë të Dhomës mbi çështjet e paraqitura në këtë letër, të cilat do të donim t’i merrnit gjithashtu në konsideratë. Ekspertët tanë, kanë identifikuar masat e listuara me lart si më urgjentet por masat e mëposhtme janë gjithashtu të nevojshme. Si pasojë, masat e propozuara këtu reflektojne nevojat e anëtareve dhe vlerësimet e ekspertëve. Ku është e mundëshme, lejoni dhe mundësoni organet gjyqësore të vijojnë punën online.
Organet gjyqësore janë prekur rëndë nga masat e fundit të Qeverisë. Si rezultat, shërbimet gjyqësore të nevojshme janë ndërprerë, duke krijuar sfida te mëdha për bizneset që kanë nevojë për shërbimet e tyre.
Ne inkurajojmë Qeverinë të përfshijë në veprimet e saj vazhdimësinë e shërbimeve gjyqësore, duke eksploruar platforma digjitale në internet.
Në të njëjtën kohë, Dhoma beson që shqyrtimi i dosjeve fizike në një ritëm të ulët në mënyrë që të mundësojë masat e distancimit shoqëror dhe duke kërkuar që të gjitha palët të pajisen me mjete brojtëse, mund të ulë rrezikun e transmetimit në një nivel të pranueshëm.
Përmirësoni funksionimin e platformës E-Albania lidhur me pagesën e papunësisë. Vitet e fundit, Qeveria Shqiptare ka bërë përparime të mëdha në ofrimin e shërbimeve të administratës publike në internet.
Këto aftësi në internet lejojnë vazhdimin e shërbimeve edhe gjatë kohës së kërkesave për distancim shoqëror. Sidoqoftë, gjatë fluksit të lartë të përdorimit si në këto kohë, funksionaliteti ka pasur probleme të mëdha. Anëtarët tanë kanë raportuar këto problematika në lidhje me disa nga platformat me te medhaja si eAlbania, QKB dhe AKSHI, lidhur me sherbime te rendesishme per biznesin.
Eshtë e rëndësishme që këto sisteme të kenë burimet e nevojshme, për të qëndruar operacionalë gjatë kësaj kohe.
Eliminimin e TVSH-së për furnizimet thelbësore mjekësore dhe ushqimet.
Qeveria duhet të marrë në konsideratë eliminimin e TVSH-së për furnizimet thelbësore mjekësore dhe produktet e tjera ushqimore te importuara, në mënyrë që të sigurojë nivelin e duhur të furnizimit nga jashtë me produkte jetike për njerëzit gjatë kësaj emergjence./