Drejtuesi i Kompanisë “BigBoss” Servicess UK Ltd, Gazmend Cufaj ne Londer, ka kontaktuar anëtarët e kompanisë së tij për t’i aktualizuar ato në lidhje me Coronavirus, duke konfirmuar se një gamë e burimeve do të jenë në dispozicion për t’i ndihmuar ata përmes krizës në vazhdim. Kjo përfshin modelin për një letër mbështetëse që u kërkon klientëve të lejojnë kontraktorët të mbrojnë punëtorët pa frikë nga gjobitjet financiare ose çështje ligjore dhe kontraktuale nga vonesat në projekte për shkak të shqetësimeve të sigurisë. Në mesazhin e shkruar në 26 Mars dhe që ai me dashurinë shoqërore ua drejton klientëve dhe punëtorëve të vet shprehet se është në gatishmëri personale, duke marë të gjitha masat mbrojtëse për të realizuar mirësisht detyrimet ndaj klientëve në kohën e duhur e të mundshme.
Vetë paraqitja e tij me maskë në krye të detyrës së përditëshme dhe në këto ditë të vështira flet për një model të shkëlqyer e të angazhuar me përshtatje në kushtet e duhura ligjore dhe mbrojtëse të lidhura me situatën në fjalë. Me më shumë njerëz që punojnë nga shtëpia dhe rregullat e vetë distancimit në fuqi në vendet e tyre të punës, kjo kompani tashmë afron për klientët e saj këshilla dhe paisje mbrojtëse falas për tre muajt e ardhshëm. Fjalaelire.com