Njerëzit me diabet janë më të rrezikuar që të vdesin nëse preken nga koronavirusi i ri.
Sipas një studimi, kjo vjen për shkak të mbiprodhimit të qelizave imune në mushkëri.
Studimi është kryer nga ekspertë të Universitetit të Wuhan-it në Kinë. Ai zbuloi se njerëzit me nivele të larta të glukozës në gjak, kanë më shumë mundësi që të preken nga një variacion i rëndë i virusit vdekjeprurës.
Dr. Shi Liu, që udhëhoqi studimin, tha se ky reagim i tepruar i sistemit imunitar zakonisht ndodh në mushkëri dhe shton rrezikun që pacienti me koronavirus të vdesë.
Ky fenomen njihet edhe si stuhia e citokinave dhe ndodh kur prodhohen më shumë qeliza imune nga sa duhet.
Zakonisht reagimi i tepruar i sistemit imun mund të rezultojë fatal.