Ish-kandidati i PD për bashkinë e Vlorës, Genc Deromemaj ka akuzuar kryebashkiakun socialist, Dritan Leli se ka blerë votat negative në sondazhin e PS-së.
Ish-kandidati i PD për bashkinë e Vlorës, Genc Deromemaj, aktualisht kreu i deges se PS me anë të një postimi në Facebook ka komentuar sondazhin e zhvilluar ndaj kryebashkiakut socialist, Dritan Lelit.
Në postimin e tij, Deromemaj shkruan se ish-kundërshtari i tij i kishte blerë rezultatet negative të sondazhit të zhvilluar nga Kryesia e PS-së në Vlorë.
“Pasi bleu rezultatet negative të sondazhit të zhvilluar në Vlorë, Drejtori ende në detyrë i Bashkisë Leli, doli sot te televizioni i tij, për propagandën e radhës!”
Rreth një javë pas Kongresit të PS-së, edhe pse mori mbështetjen e Edi Ramës, Dritan Leli nuk u mbështet nga baza e socialistëve në Vlorë. Pas konfirmimit në Kongresi, socialistët vlonjatë shpërthyen në pakënaqësi, pasi i kishin kërkuar më parë Ramës të gjente një kandidat tjetër. Rezultatet e sonazhit ata vendosën t’i sillnin në degën qëndrore. Pas vendimit të kryesisë së Vlorës, Leli filloi të merrte “masat” duke kërkuar mbështetjen nga këshilltarët bashkiakë.