Drejtoresha e ISHP-së, Albana Fico në dedeklaratën e sotme ka publikuar numrin zyrtar të të infektuarve me COVID-19, që ka shkuar në 609.
Fico bën me dije se në Shqipëri kemi edhe një rast të infektimit të një gazetari, i cili fatmirësisht është në gjendje të qëndrueshme. Ai/Ajo është vetëkarantinuar dhe po ndiqet nga mjeku i familjes.
Kemi raste të gazetarëve të infektuar?
Fico: Po. kemi një rast që po monitorohet. është dhe po monitorohet nga mjeku i familjes.
E pyetur për raste të grave shtatzëna të të infektuara, Fico ka thënë se janë katër raste, ku dy prej tyre janë shëruar.
“Numri i grave shtatzëna pozitive është i ulët. ne kemi katër raste, dy janë shëruar”.
Sa i perket numrit te mjekeve dhe infermiereve te prekur dhe te sheruar, FIco u shpreh:“Mjekët dhe infermierët monitorohen dhe testohen vazhdimisht. Ndërkohë ne kemi pozitivë 60 mjekë dhe infermierë dhe 2/3 e këtij numri janë të shëruar.”