BallinaAktualitetSkandal me ndihmën ekonomike, “pagën e luftës” në Durrës: Partia si kriter,...

Skandal me ndihmën ekonomike, “pagën e luftës” në Durrës: Partia si kriter, vetëm të PS-së aprovohen

spot_img
spot_img

Në skandal është kthyer dhënia e ndihmës ekonomike dhe e mbështetjes financiare nga qeveria për shtresat në nevojë, pasi tashmë haptazi është kthyer në kriter përkatësia partiake.

Ferdinand Xhaferraj, kreu i degës së PD në Durrës ka publikuar dëshmitë se si në kërkesat e qytetarëve për përfitimin e “pagës së luftës” shënohet forca politike që mbështet dhe ku refuzohen votuesit e djathtë dhe aprovohen votuesit e majtë. Partia PD dhe Partia PD shihet qartë në mes të kërkesës për përfitimin e ndihmës financiare.

“Ankesat nga qytetarët e Ishmit, Manzës, ish-Kënetës e Plazhit nuk kanë të sosur, – denoncon Xhaferraj. –  Virusi nuk njeh parti, por qeveria dhe bashkia e Ramës po. Fatkeqësisht, i vetmi kriter për të përfituar ndihmë dhe mbështetje nga shteti është përkatësia partiake.”

Modeli i kërkesës dhe lista e 31 kryefamiljarëve të refuzuar:

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular