BallinaKryesoreMjeku endokrinolog sqaron ndikimin e COVID-19 te personat me tiroide

Mjeku endokrinolog sqaron ndikimin e COVID-19 te personat me tiroide

spot_img
spot_img

Ditën e sotme në “ABC e Mëngjesit” mjeku endokrinolog Dashamir Gjergji ka folur për të sëmurët me tiroide dhe vështirësitë që ata kanë për shkak të karantinimit.

Ai shpjegoi se ata janë më të rënduar se të tjerët, më të stresuar, më konfuzë. Nga pikëpamja epidemiologjike karantinimi është një nga masat e marra për të parandaluar përhapjen e COVID-19, por sipas tij një njeri që ka probleme me çrregullime të funksionit e ka shumë më të vështirë ta kalojë këtë situatë

“Kur kemi tepricë të jodit, të sëmurët me tiroide flenë shumë pak, janë shumë produktiv edhe në gjendje punë edhe pse kjo nuk zgjat shumë. Por kur kanë probleme me pakicën e jodit janë të detyruar që të bëjnë aktivitet fizik. Ne jemi vend me shumë diell, por fatkeqësisht kemi mungesë pafund të vitaminës D. Kirurgjia e tiroideve është e vështirë dhe pacientët e kanë shumë të vështirë dhe shpeshherë janë të frikësuar ndaj ndërhyrjeve”, sqaroi mjeku endokrinolog.

Një i sëmurë me tiroide a është i rrezikuar nga COVID-19?

Gjergji: Shumica e sëmundjeve të tiroides janë sëmundje auto-imune, duke qenë se kanë një ndryshim të imunitetit, të dhënat janë që të sëmurët me gjendje tiroide nuk janë më të rrezikuar se popullata tjetër, por nëse nuk marrin kujdesin e duhur ecurinë e sëmundjes normalisht mund të jenë më të rrezikuar.

Ata duhet të jenë të sigurtë se çfarë kanë bërë para karantinës, të jenë në kontakt të vazhdueshme me mjekët./

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular