BallinaSportXhaka në mesin e katër lojtarëve të Arsenalit që thyen rregullat e...

Xhaka në mesin e katër lojtarëve të Arsenalit që thyen rregullat e izolimit

rsenali ka kritikuar katër lojtarët e vet që thyen rregullat e izolimit të vendosura për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, shkruan “The Sun”.

Granit Xhaka, David Luiz, Nicolas Pepe dhe Alexander Lacazette raportohet se kanë shkelur direktivat e vendosura nga qeveria dhe po ashtu edhe nga vet klubi londinez.

Klubi londinez ka konfirmuar për Sky Sports se është biseduar me lojtarët për këtë situatë.

Pepe është filmuar duke luajtur në park me shoqëri, ndërsa Xhaka u takua me David Luizin në Southgate.

Lacazette është fotografuar duke mos e ruajtur distancën sociale.

Takimi mes Luizit dhe Xhakës ndodhi të martën në fusha në Southgate, në veri të Londrës.

“Ata po kalonin kohë shumë të mirë duke luajtur, nuk po shqetësoheshin. Pse duhet të jetë një rregull për ta dhe një tjetër për ne?” – ka thënë një dëshmitar i rastit, që kishte shëtitur qenin në atë kohë.

Më herët te Tottenhami kishin thyer rregullat e izolimit, përfshirë këtu edhe trajnerin Jose Mourinho.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular