BallinaKryesore“Kosovarët nuk trajtohen mirë, i çojnë në kampe përqendrimi”

“Kosovarët nuk trajtohen mirë, i çojnë në kampe përqendrimi”

spot_img
spot_img

Nga Kastriot Dervishi

Zeqir Mahmut Rashica, lindur më 1923 në Vuçiternë të Kosovës, me kombësi shqiptare e pa shtetësi, erdhi në Shqipëri në vitin 1963. Ishte baba i 6 fëmijëve. Pa e njohur Shqipërinë komuniste të Enver Hoxhës kujtoi se do gjente mikpritje vëllazërore, por i rezultoi më keq se regjimi pushtues jugosllav. Nga koha e ardhjes e deri në arrestim u trajtua si emigrant, duke u dërguar fillimisht në fermën bujqësore të Maliqit, fermën e Tepelenës e në fund në Elbasan. U arrestua më 14.9.1978. U akuzua në bazë të nenit 73/1 të Kodit Penal për agjitacion e propagandë “kundër pushtetit popullor dhe diktaturës së proletariatit në Shqipëri”. Gjykata vërente se qysh kur kish qenë i shtruar në spitalin e Korçës në vitin 1964 kish thënë: “Kosovarët nuk trajtohen mirë nga organet e pushtetit dhe i dërgojnë në kampe përqendrimi, porsa shkelin në Shqipëri ku vuajnë dhe heqin keq”. Po ashtu ai akuzohej se kishte “propaganduar bashkimin e Shqipërisë me Kosovën”, duke lavdëruar Komitetin Shqipëria e Lirë që punonte për këtë qëllim. Përveç kësaj ai kishte vërejtur varfërinë e Shqipërisë duke thënë se në Jugosllavi gjendja ekonomike ishte shumë më ndryshe, kishte ekonomi private, etj. Autoritetet komuniste të drejtësisë, jo vetëm nuk kënaqeshin së dënuari një shqiptar, por e vunë nën presione edhe shqiptarë të tjerë emigrantë nga Kosova, disa prej të cilëve refuzuan dëshmitë në gjykatë. Po ashtu gjykata e cilësonte të “molepsur me ideologjinë borgjezo-revizioniste” si dhe të papenduar e të pasinqertë. Me vendimin nr.159, datë 2.6.1978, Gjykata e Rrethit Elbasan, e deklaroi fajtor dhe e dënoi me 8 vjet burgim.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular