Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një konferencë për media, ka njoftuar se ka dekretuar të nominuarin e LDK-së, Avdullah Hotin, për kryeministër të vendit, raporton Zëri.info
Sipas dekretit të nënshkruar nga presidenti, Avdullah Hoti i propozohet Kuvendit të Kosovës kandidat për kryeministër për të formuar Qeverinë e re.
Kjo pas shkarkimit të Qeverisë Kurti me mocion mosbesimi të iniciuar nga LDK-ja.
Thaçi u shpreh se kandidati nga pika 1 e këtij Dekreti, jo më vonë se 15 ditë pas emërimit, i paraqet Qeverisë para Kuvendit të Kosovës dhe kërkon miratimin e Kuvendit.