BallinaKronikeBaba i dy fëmijëve, dëshira e fundit e shqiptarit që humbi jetën...

Baba i dy fëmijëve, dëshira e fundit e shqiptarit që humbi jetën nga Covid-19 në Itali

spot_img
spot_img

Një tjetër shqiptar është viktimë e koronavirusit në Itali. Mediat italiane bëjnë të ditur se viktima është Altin Hyso, 45 vjeç, i cili ka ndërruar jetë dje në spitalin e Chietit në rajonin e Abruzzo.

Hyso jetonte prej 25 vitesh në Itali dhe kishte kohë që kishte zbuluar një sëmundje të rëndë. Ndërkohë, që jetoi 6 vite me këtë sëmundje, Covid-19 përkeqësoi gjendjen e tij dhe i mori jetën.

Dëshira e tij ishte që të vdiste në shtëpi, pranë të dashurve të tij, por kjo nuk u realizua.

“Dua të vdes në shtëpinë time”, i ka thënë 45-vjeçari stafit mjekësor, por fatkeqësisht nuk arriti ti shohë familjarët në momentet e fundit të jetës.

“Po prisnim rezultatin tamponit të dytë për ta sjellë atë në shtëpi, por për fat të keq nuk kishim kohë. Ne do ta kujtojmë atë për buzëqeshjen e tij që nuk u zhduk kurrë, madje as gjatë viteve të vështira të sëmundjes dhe pasi mësoi se ai është pozitiv për virusin”, thanë familjarët e tij.

45-vjeçari ishte babai i dy fëmijëve minoren dhe punonte në ndërtim.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular