Gjykata e Durrësit dha sot masën “arrest me burg” për dy autorët e dyshuar të dy vëllezërve në Durrës, Viktor dhe Besmir Haxhisë.
Ndërkohë, avokati i njërit prej të dyshuarve, Altin Ndocit është shprehur se klienti i tij është i shokuar dhe nuk është autor i veprës penale.
Avokati Sajmir Vishaj ka thënë se Ndoci kishte lidhje familjare me ta dhe madje ka qenë edhe në varrim. Madje ai ka shtar se prokuroria nuk ka paraqitur prova.
“Ai shprehet se nuk e ka kryer veprën penale. Nuk është paraqitur ansjë provë nga ana e prokurorisë. Ndohet e shokuar, pasi me të dy viktimat ka pasur lidhje shoqërore dhe familjare. Ka shkuar edhe në varrim, edhe për të tretat dhe ndihet i shokuar. Nuk është autor i veprës penale” , ka thënë avokati.