Nga Luan Baçi
Masat e çmendura që vazhdon të aplikojë i çmenduri i Surrelit, duke shfrytëzuar situatën e krijuar nga Covid -19, janë për vendosjen e diktaturës së tij dhe aspak për të mirën e qytetarëve.
Vazhdimi i aplikimit të masave shtrënguese, ndryshimi i fashave të orareve të lëvizjeve, urdhrat që lëvizjet dhe daljet të jenë, jo e gjithe familja, por, gratë me fëmijë vetëm pa burrat dhe të tjera marrëzira të kësaj natyre, kanë sjellë një stres dhe shqetësim shumë të madh te qytetarët.
Këto masa shtrënguese dhe paradoksale i kanë dhënë të drejtë policisë së korruptuar që të ushtrojë presion dhe të abuzojë me qytetarët.
Abuzojnë duke i provokuar dhe kërkuar llogari deri në tallje. P.sh, këta që janë mbrapa jush, kush janë?
Zonjat me fëmijë të vegjël, duke i pyetur se “të kujt i ke fëmijët?!”
Bashkëshortin, ku e ke?”
Vajzat që lëvizin, i pyesin ku e keni shtëpinë dhe se ku do veni tani që keni marrë leje?
Xhirojnë me shpejtësi makina dhe motorrë me skafandra dhe syze të errëta, me sirena të larta alarmi duke krijuar një situatë alarmi të vërtetë.
Kujt i shërben kjo situatë alarmi dhe frike?
Çfarë po përgatit Kryeministri duke i dhënë gjithë këtë fuqi dhe të drejta Policisë?
Arreston mjekun dentist se del të blejë bukë për prindërit pensionistë dhe se ky nuk pranon talljen që i bëjnë policët e korruptuar, pyetjet provokative, për të treguar se tani çdo gjë e kanë në dorë ata.
Arreston 5 qytetarë dhe drejtues të PD, dega Fier pse dalin dhe me leje dhe në të njëjtën kohë, shumica e qytetarëve në gjithë vendin janë në xhiro jashtë qytetit.
Qytetarët fierakë çdo ditë dalin në periferi dhe lëvizin lirshëm.
Ja si janë në këto momente, që policia e Ramës ulërin nëpër qytet me sirena.
A thua Policia nuk e di ?
Përse i detyrojnë të lëvizin fshehurazi dhe jo lirshëm duke ruajtur distancat në qytet ?
Çfarë fsheh Edi Rama, me këto masa të çuditshme ?
Ne nuk duhet t’i dëgjojmë më përrallat e tij, frikën që kërkon të mbjell, diktatin që kërkon të vërë. Ne duhet të reagojmë, jemi njerëz të lirë.