BallinaBotaPompeo: SHBA ka prova të mëdha se COVID-19 erdhi nga një laborator...

Pompeo: SHBA ka prova të mëdha se COVID-19 erdhi nga një laborator kinez

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Mike Pompeo tha se ekzistojnë “prova të mëdha” që koronavirusi filloi në një laborator në Wuhan, Kinë, dhe ai akuzoi qeverinë në Pekin për mbulimin e asaj që ndodhi.

“Unë mund t’ju them se ka një sasi të konsiderueshme të provave që erdhën nga ai laborator në Wuhan”, tha Pompeo për ABC News, duke iu përgjigjur një pyetjeje në lidhje me virusin që shpërtheu në Wuhan.

Pompeo shtoi se virusi ishte prodhuar nga njeriu, dhe se ai është dakord me një raport nga Zyra e Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare se virusi është bërë nga vet njeriu dhe nuk u transmetua nga një kafshë, siç pretendon Kina.

“Unë i kam dëgjuar ato që ka thënë komuniteti i inteligjencës”, tha ai. “Unë nuk kam asnjë arsye të besoj se ata e kanë gabim në këtë rast”, u shpreh Pompeo.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular