Ish-deputeti i PD-së Bardh Spahia, ka reaguar përmes një postimi në facebook lidhur me mbledhjen on line që zhvilloi sot kreu i qeverisë me Komitetin teknik te ekspertëve për situatën e Covid-19.
“Rama shpall kryetaren e komitetit teknik të ekspertëve për situatën e Covid-19, zv.ministren e shëndetësisë. Por ky “anëtari-kryeministër” e mbledh komitetin dhe u jep leje të flasin me rradhë, përfshi “kryetaren” e komitetit. Sukseset që renditen janë qershia mbi tortë.” -shkruan Spahia, ndërsa shton se asnjë studim nuk ka as se sa qytetarë e kanë kaluar, sepse Edi Ramës nuk i pëlqen e vërteta, por vetëm trillimi i vet dhe “ekspertët” bëhen verbtazi pjesë e llogarive personale politike të kryeministrit!