Një ngjarje e rëndë mësohet se ka ndodhur në orët e pasdites, ku raportohet edhe për një viktimë. Ngjarja kriminale ka ndodhur në fshatin Jaupas të Poliçanit.
Një i moshuar mësohet se është goditur për vdekje nga bashkëfshatari i tij.
Ai është goditur me mjet prerës thikë nga 43 vjeçari, Hamza Çela.
73-vjeçari ka ndërruar jetë si pasojë e plágëve të marra rrugës për në spital.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë kësaj ngjarje të rëndë.
Ndërkohë që është arrestuar autori.